Partitë pro ruse në Mal të Zi inicojnë tërheqjen e njohës së Kosovës

Partitë pro ruse në Mal të Zi inicojnë tërheqjen e njohës së Kosovës

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Fronti Demokratik pro-rus, i cili ka pushtet absolut në Zetë, komuna më e re në Mal të Zi, mori vendim për miratimin e një Deklarate, me të cilën, siç thanë ata, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të vlejë në atë territorm. Kjo komunë, e cila ndodhet në rrethinën e pabanuar të kryeqytetit malazez, Podgoricë, do ta shprehë mendimin e saj për këtë dokument në seancën e fundit të majit. Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS)...

24 vjet nga masakra në Abri të Epërme

24 vjet nga masakra në Abri të Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç. Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve serbe. Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish. Pas sulmit u zbulua se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e...

U godit me gjashtë plumba: Vritet një 20-vjeçare në Iran, u shfaq pa shami gjatë protestave

U godit me gjashtë plumba: Vritet një 20-vjeçare në Iran, u shfaq pa shami gjatë protestave

Hadith Najafi, vajza që simbolizoi protestat në Iran pas vrasjes së Mahsa Aminit, është qëlluar për vdekje. Këtë lajm është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale dhe në veçanti gazetarja iraniane Masih Alinejad, e cila në profilin e saj në Twitter shkruan: “Motra e saj më tha se ishte vetëm 20 vjeçe dhe u vra nga 6 plumba në qytetin e Karaj”. Tek videoja në të cilën është vendosur dedikimi shihet vajza bionde, pa mbulesë, e cila lidhte flokët e saj para një demonstrate. E reja u qëllua me gjashtë plumba gjatë protestave, të cilat kanë lënë të vdekur edhe...

Dora e lehtë e Prokurorisë në rastin e 9-vjeçarit: Liron të dyshuarin që ia çau kokën fëmijës në Suharekë

Dora e lehtë e Prokurorisë në rastin e 9-vjeçarit: Liron të dyshuarin që ia çau kokën fëmijës në Suharekë

Ngjarja e rëndë që ndodhi në familjen Shehu në Suharekë, pasi djali 9-vjeçar dyshohet se u godit qëllimisht nga një automekanik, i rëndoi ata edhe më shumë me lirimin e të dyshuarit. Skender Bugari, 26-vjeçari i arrestuar për këtë rast është liruar me vendim të Prokurorit të Shtetit. Ai po dyshohet se ia çau kokën fëmijës që tash po trajtohet në QKUK, por në këtë rast dora e Prokurorisë ka qenë e butë dhe i njëjti është lënë i lirë, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin për lirimin e tij e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale në Prizren, ndërkohë që Prokuroria...

I quajti “sindikalistë të PAN-it”, Ymeri i reagon Kurtit: Gjatë Qeverisë Haradinaj kemi bërë tre javë grevë

I quajti “sindikalistë të PAN-it”, Ymeri i reagon Kurtit: Gjatë Qeverisë Haradinaj kemi bërë tre javë grevë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot gjatë një prononcimi për media tha se sindikalistët që po bëjnë grevë i takojnë PAN-it. Kurti tha se ata kanë inati antiqeveritar. E shefit të qeverisë iu kundërpërgjigj numri dy i SBASHK-ut. Ymer Ymeri tha se sindikalistët i kishin bërë grevë edhe qeverisë së PAN-it kur udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, raporton Klani. “Sindikatat i kanë 25 mijë anëtarë. Tash ai se di si ka mundur t’i quajë “Sindikalistë të PAN-it” kur ne për tre javë i kemi bërë grevë edhe Qeverisë së PAN-it që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj” – tha ai. /GazetaSinjali/

Djali i Gucatit: Sot dy vjet në emër të drejtësisë u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL- UÇK-së

Djali i Gucatit: Sot dy vjet në emër të drejtësisë u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL- UÇK-së

Musli Gucati, djali i ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës -OVL e UÇK-së, Hysni Gucatit ka reaguar me një status në rrjetin social, Facebook, rreth arrestimit të babait të tij dhe të Nasim Haradinajt, përcjell Sinjali. Sot kur janë bërë dy vjet nga arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt, Musli Gucati ka thënë se po sot dy vjet në emër të drejtësisë, u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL UÇK-së, shkroi ai. Dy vite më parë 25 shtator 2020, në emër të drejtësisë u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysit dhe...

Vritet një person në Kolovicë, dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë gjuetie

Vritet një person në Kolovicë, dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë gjuetie

Shkrepja e armës aksidentalisht nga një 47-vjeçar në drejtim të një 38-vjeçari, mëngjesin e sotëm në Kolovicë ka rezultuar fatale. Viktima është qëlluar me armë gjuetie dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur për Sinjalin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe viktima është dërguar nga familjarët pa shenja jete në këtë qendër, ku është konstatuar vdekja e tij. Ndërkohë burimet e afërta me familjen kanë thënë për Sinjalin se vrasja ka ndodhur aksidentalisht. Sinjali mëson se nga Emergjenca është njoftuar Policia, por akoma nuk ka...

Mërgimtari nga Klina shpreh gatishmëri ti jep 100 euro për mësimdhënësit e fshatit të tij derisa të bëj zgjidhje qeveria

Mërgimtari nga Klina shpreh gatishmëri ti jep 100 euro për mësimdhënësit e fshatit të tij derisa të bëj zgjidhje qeveria

1 shtatori do duhej të ishte dita e parë e fillimit të mësimit pas pushimit të verës. Por kjo nuk ndodhi me hyrjen në grevë te mësimdhënësve me kërkesën e drejtuar Qeverisë për 100 euro shtesë. Protesta janë berë në disa komuna drejtuar mësimdhënësve që të nderpritet greva e dialoge të shumta të mësimdhënësve me qeverinë por pa sukses. Hamdi Krasniqi biznismen në Austri e me prejadhje nga komuna e Klinës bën apel që të filloj mësimi dhe të nderpritet greva duke shprehur gatishmëri publike që të paguaj nga 100 euro mësimdhënësit e fshatit të tij Përqev derisa Qeveria të...

RTK i ndërpren përfundimisht kontratën gazetarit Ridvan Berisha

RTK i ndërpren përfundimisht kontratën gazetarit Ridvan Berisha

Gazetari Ridvan Berisha ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës me Radio Televizionin e Kosovës. Një vendim i tillë Berisha thotë se ka ardhur dy ditë përpara se t’i mbarojë masa e suspendimit prej 6 muajsh. Berisha madje ka treguar se nga administrata i kishte shkuar njoftimi se duhet të dalë në punë. Për këtë shkëputje të kontratës, Berisha ka thënë se do ta deponoj edhe një padi shtesë kundër Ahmetxhekajt. Njoftimi i plotë: E kam thënë në mënyrë të përsëritur se, Shkumbin Ahmetxhekaj, Arsim Halili…, aktualisht në krye të RTK-së,...

Vuçiq: Kurti ka kërkuar artileri me largësi më shumë se 10 kilometra

Vuçiq: Kurti ka kërkuar artileri me largësi më shumë se 10 kilometra

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është ende në Nju Jork, ku ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 21 shtator. Në deklaratën për mediat që e ndjekin në Nju Jork, ai tha se është e rëndësishme që Serbia të bisedojë me SHBA-në për gjithçka, përfshirë problemet në Kosovë, ekonominë dhe çështje të tjera. Nga ana tjetër, Vuçiq është pyetur për akuzat jozyrtare se “amerikanët dhe britanikët po e ndihmojnë Kurtin, po e armatosin, po blejnë armë për të lokalizuar ushtrinë serbe”. Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, presidenti serb tha se e di se cila është e vërteta dhe...