Peja përfiton afër 800 mijë euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Peja është njëra nga 14 komunat  e cila nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL), ka përfituar 761.187 euro, në emër të Grantit tetë milionësh të Përformancës Komunale(GPGK), të cilat thuhet se do të përdoren në infrastrukturë.

Komunat si:Dragashi, Gjilani, Gllogoci, Graçanica, Hani i Elezit, Kaçaniku, Lipjani, Mitrovica e jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Shtërpca, Suhareka, dhe Vitia, janë përfitueset e këtij granti, ndërsa tri vendet e para ku komunat me performancën më të mirë të cilat marrin një grant shtesë janë:Rahoveci – vendi i i 1-rë,  Lipjani – vendi i i 2-të si dhe Komuna e Gllogocit – vendi i i 3-të.

Ndarja e shumës prej tetë milionëve është bërë bazuar në performancën më të mirë në tri fusha kryesore:Qeverisje Demokratike, Menaxhim Komunal dhe Ofrim të Shërbimeve, të përbëra nga 10 nën-fusha me gjithsejtë 28 treguesit të performancës.

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, me këtë rast ka potencuar se ky grant është instrument i qeverisë, që mbështetë komunat financiarisht, mbi bazën e parimit të meritës dhe i renditë ato në baza vjetore, sipas performancës tyre, si dhe sipas tij, ky vit e gjenë Grantin e Perfomancës më të avancuar, me ligj të veçantë, me më shumë fonde, me më shumë projekte dhe më shumë partnerë.

Në këtë ngjarje, Komunën e Pejës ë ka përfaqësuar nënkryetari i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani, sipas të cilit, Komuna e Pejës tashmë ka sisteme të tilla me të cilat ka lehtësuar përpjekjet për arritjen e standardeve ligjore, nxitjen e konkurrencës, fuqizimin e transparencës dhe nxitjen e punonjësve për t’u përqendruar në arritjen e caqeve të synuara për rezultatin e këtij granti, ndërsa ka vënë në pah theksin se, Komuna e Pejës kërkon më tepër përkushtim për kriterin e vlerësimit të ligjshmërisë së këtyre akteve komunale, në mënyrë, që rezultati të jetë sa më transparent dhe i drejtë, raporton  pejanews.com

Ndryshe, Për herë të parë procesit të vlerësimit i është shtuar edhe kontrolli në teren, me synimin e vetëm që të jemi sa më transparent dhe objektiv në vlerësim. Ky kontroll do të shtohet edhe më tutje për të gjitha komunat dhe të gjitha fushat raportuese në të ardhmen në mënyrë që të kemi rezultate të sakta dhe transparente./PEJANEWS/

Leave a Reply

Your email address will not be published.