Në kuadër të ciklit të vizitave në Komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani -Sadriu dje ka vizituar Komunën e Pejës.
Kryetari Muhaxheri e falënderoj Presidenten Osmani për vizitën dhe theksoj, se është diskutuar hapur për çështje të ndryshme. “ Jam shumë falënderues, që e ka zgjedh qytetin e Pejës për vizitë, prandaj do të vazhdojmë me agjendën, që e kemi për ditën e sotme. Faleminderit shumë! “ ka theksuar kryetari Muhaxheri, informon faqja zyrtare në facebook e Komunës së Pejës.
Presidentja Osmani e falënderoj Kryetarin Muhaxheri për mirëseardhjen dhe theksoj, se patëm një diskutim shumë përmbajtësor lidhur me temat, që janë në interes të qytetarëve të Pejës. Diskutuam për fushën e arsimit dhe të shëndetësisë për sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Pejës. Për çështje, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, për projekte të rëndësishme, për hapat që po merr Komuna për mbrojtje të mjedisit, për çështjen e sigurisë në Komunë, projektet që kanë të bëjnë me komunitetet etj. “Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe këtë potencial të Pejës ta paraqesim jashtë kufijve tanë” ka theksuar Presidentja Osmani.
Gjatë ditës Kryetari Muhaxheri dhe Presidentja Osmani kanë pasur një varg aktivitetesh, ku për nder të Ditës së Fëmijëve kanë vizituar shkollën fillore “8 Marsi”, pastaj kanë vizituar Ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta, vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals), vizitë në strehimoren, Qendra për Mirëqenien e Gruas- Women Wellness Center, pastaj është takuar me OJQ-të nga komunitetet joshumicë dhe ka vizituar biznesin “Mjedra”, tek familja Bajraktari (biznes i drejtuar nga gratë).
Leave a Reply