Rrufeja godet në dy vendbanime të Komunës së Klinës

Ka disa ditë që moti në Kosovë po ndryshon brenda orëve, paradite me diell, ndërsa pasdite  shi e vetëtima. Dëme të shkaktuara nga rrufeja, sot, në orët e pasdite u raportuan gjithandej Kosovës. Derisa një shtëpi e pabanuar e një mergimtari në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës u dogj nga rrufeja, në fshatin Bokshiq të kësaj komune, lisi i goditur ra mbi rrjetin elektrik duke krijuar problem me energji elektrike dhe rrezik të konsiderueshëm.  Fatbardhësisht në të dy rastet e ndodhura sot në Klinë nuk kishte lëndime  dhe humbje jete njerzish.

Leave a Reply

Your email address will not be published.