Arrestohet gruaja në Deçan, duke manovruar me revole e plagosi veten

Në fshatin Isniq të Deqanit dyshohet se një femër është lënduar në dorë me armë, pasi që ishte duke manipuluar me të, kështu bëhet e ditur në raportin e fundit të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


E njëjta është arrestuar dhe më pastaj me vendim të prokurorit është liruar.

Arma me të cilën dyshohet se është lënduar viktima është konfiskuar si provë fizike, dhe rasti ka kaluar në hetime të mëtutjeshme.

“Fsh.Isniq, Deçan 03.06.2022 – 16:00. E dyshuara femër kosovare dyshohet se gjatë manipulimit me revole është lënduar në dorë. E dyshuara është arrestuar, më pas me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale. Rasti nën hetime”./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.