I jepet lamtumira e fundit ish-pjesëtarit të UÇK-së, Nazmi Grabovcit

Në fshatin Saradran të Istogut, sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-pjesëtarit të UÇK-së, Nazmi Grabovcit.

Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit morën pjesë mijëra qytetarë, ndër ta familjarë, miq, shokë, ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe bashkëveprimtarë.

Nazmi Grabovcit, ishte nipi i ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci.

“Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën! As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë. NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….”, shkruan Adem Grabovci në fan page të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.