Te “Kroi i Mbretit”, lëndohen 9 persona

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar dje në një aksident trafiku. Në këtë aksident të ndodhur në orët e pasditës u përfshinë katër vetura.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha:

“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme). Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lënduar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.