Veteranët: Po diskriminohemi nga qeveria, protestojmë të hënën

Të hënën me datë 6 qershor, do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. Pikë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit Qeveria synon t`i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale. Për këtë arsye, OVL e UÇK-së ka vendosur që të protestojë të hënën, informon RTKLive.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media  u.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku. Klinaku njofton se protesta është thirrur për të hënën në ora 11:00.

“Është e turpshme kur veterani vdes, e bashkëshortja nuk mund ta gëzojë pensionin, apo për shkak të një problemi teknik”, tha Klinaku..

Ai tha se për shkak të këtyre gjërave, ndihen të diskriminuar si organizatë, por edhe si veteranë, invalidë e familje të dëshmorëve.

“Do të dalim që të protestojmë të hënën. Do të fillojmë të mblidhemi prej orës 10:00, për ta kundërshtuar ndryshimin që do ta bëj Kuvendi i Kosovës të këtij ligji”, thotë ai.

“Ata janë duke bërë disa lojëra me publikun, e ndërsa thirren në një ligj që është miratuar më herët për kategorizim. Por ata duhet ta dinë që ai ligj për kategorizim nuk është në fuqi, dhe se ai ligj mund të futet në fuqi vetëm kur të kryhet kategorizimi”, thotë Klinaku, sipas të cilit, as qeveritë e kaluara e as kjo qeveri, asnjëherë nuk kanë krijuar komision për t’i kategorizuar veteranët e luftës.

“Në ligjin që thirren ata e që atëherë e kanë kundërshtuar si opozitë, nuk është në fuqi”, shtoi Klinaku.

Sipas tij, ligji i vetëm që është në fuqi është ai që lidhet me pagën minimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.