Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Gjeorgji

Xhudistja e jonë, Distria Krasniqi ka fituar medalje të artë në Judo Grand Slam, që zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Krasniqi mposhti me Ippon në finale xhudisten hungareze, Reka Pupp.

Në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Krasniqi e nisi kompeticionin nga raundi i dytë, ku triumfoi ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba.

Në çerekfinale, Distria fitoi kundër holandezes Naomi Van Krevel, kurse në gjysmëfinale mposhti xhudisten franceze, Astride Gneto.

Leave a Reply

Your email address will not be published.