Dëmtimet në “Shpella e kusarëve” në Gjakovë ju faturuan pa të drejtë nxënësve të komunës së Klinës

“Shpella e kusarëve” një nga vendet më të bukura në rajonin e dukagjinit ishte dëmtuar e shëmtuar më grafite e shkrime të ndryshme nga disa nxënës të pa përgjegjshëm e mësimdhënës të pa vëmendshëm javën që lamë pas. Kjo trashëgimi e bukur kulturore para dy ditëve ishte ngjyrosur me lloj lloj ngjyrash, shkrimesh e grafitesh nga nxënës të cilët në mënyrë të organizuar nga shkollat e tyre në shënim të 1 qershorit, kishin vizituar këtë shpellë.

Me të drejt komuna e Gjakovës reagoi ashpër ndaj këtyre veprimeve duke kërkuar edhe hetime nga organet përgjegjëse, por nxitoi duke jua faturuar këto veprime të shëmtuara nxënësve të komunës së Klinës. Sipas burimeve të dukagjini.info, nxënësit e Klinës nuk e kishin vizituar fare këtë shpellë. Asnjëra nga shkollat e Klinës nuk kishte organizuar vizitë në shpellën e “Kusarit” dhe asnjëra nga kompanitë transportuese nuk kishte bartur nxënës nga komuna e Klinës për vizitë në këtë shpellë.

Që nuk ishin nxënësit e komunës së Klinës ata që dëmtuan shpellën u vërtetua po ashtu nga vet komuna e Gjakovës, respektivisht Drejtoria e arsimit në këtë komunë, e cila në një njoftim në facebook shkruan:

“Sqarim rreth ngjarjes së ndodhur në Shpellën e Kusarëve, sot, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë u njoftua nga drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë znj.Besianë Musmurati, rreth ngjarjes së ndodhur në hapësirat e Shpellës së Kusarëve. Më pas jemi njoftuar edhe zyrtarisht nga mësimdhënësja e SHFMU “Faik Konica” , Prishtinë në letrën elektronike si vijon: Po ju shkruaj me shqetësim. Jam Pajtesa Doli, mësimdhënëse në SHFMU “Faik Konica”. Kemi qenë në vizitë në Shpellën e Kusarëve në Gjakovë. Çdo gjë po shkonte mirë. Kur erdhi koha që të niseshim, vërej që mungon njëri nxënës. Nxitova menjëherë për ta gjetur. Ai ishte larguar që të bënte fotografi. Në ato momente me kaploi një shqetësim i madh, gjë që nuk e kam vënë re se ka pasur dëme (përreth). Por, ditën e premte, pashë (në rrjete sociale, medie) që po qarkullonin foto dhe se ata ishin fëmijët tanë. Për më shumë (detaje, sqarime), do të doja të takohesha me ju, nëse është e mundur, ditën e hënë. Ju kërkoj falje në emrin tim, të fëmijëve dhe të prindërve të tyre. Ju falënderoj shumë për mirëkuptimin. Me respekt, Pajtesa Doli. “

Leave a Reply

Your email address will not be published.