Greqia një kundërshtar të cilin e njohim – katër përballje me ta, këto janë rezultatet dhe statistikat

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet sot (e diel) në shtëpi ndaj Greqisë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanët janë nikoqir të një kundërshtari që e njohin mjaft mirë, pasi janë takuar shpeshherë kohëve të fundit dhe tani e presin në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45. Ndeshjet mes Kosovës dhe Greqisë janë kthyer në një trend kohëve të fundit, pasi për më pak se dy vjet, përfaqësuesja jonë ka zhvilluar katër takimeve me helenët.

Megjithatë, takimet mes Kosovës dhe Greqisë gjithnjë kanë sjell rivalitet të madh dhe bilanci është thuajse i barabartë.

Tri ndeshjet kanë përfunduar me barazim, ndërsa në një rast Greqia ka shënuar fitore, shkruan Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.