Stavileci: Qeverisja e keqe po i varfëron qytetarët

Blerand Stavileci, anëtar  i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur konferencë për media.

Stavileci tha se qeverisja e keqe po i varfëron qytetarët, Kosova ka shënuar deficitin më të lartë tregtar, rreth 4.6 miliardë euro.

“Ditët po ecin e javët po shkojnë. Kriza ekonomike po thellohet. Qytetari e familja po varfërohet. Shporta e prodhimeve të konsumit po pakohet. E, Qeveria dhe Pushteti po vazhdojnë të struken dhe ta vështrojnë krizën nga jashtë, pa ndërmarrë masa konkrete ekonomike dhe fiskale që ta zbusin këtë rëndim të jetesës së qytetarëve dhe familjeve kosovare”, ka thënë Stavileci.

“Të gjitha çmimet po vazhdojnë të rriten, e pagat nuk kanë lëvizur. Jeta çdo ditë e më shumë po shtrenjtohet. Në vend të dialogut social Qeveria ka imponuar injorimin institucional dhe kjo ka sjellë sot më shumë se kurrë pakënaqësinë më të madhe të qytetarëve dhe sindikatave të cilat po protestojnë vazhdimisht në kërkim të të drejtave elementare dhe të zgjidhjeve për t’i tejkaluar gjithë këto kriza. Derisa ne po flasim në vendin tonë çdo ditë po shohim raporte e vlerësime të reja në lidhje me ekonominë, të cilat do të duhej ta zgjonin nga gjumi pushtetin”, ka thënë anëtari i Kryesisë së PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.