Sokol Bashota i zhgënjen militantët e Kurtit, thotë se ai në Shtabin e UÇK-së ishte vetëm si përkthyes

Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota ka reaguar pas publikimit të një videoja ku kryeministri aktual, Albin Kurti shihet në Shtabin e Dragobilit në vitin 1998.

“Kjo video e shfaqur në portale të ndryshme, më rikthej kujtesën e sa e sa takimeve me përfaqësues diplomatikë ndërkombëtare gjatë kohës së luftës”, shkruan Bashota, përcjellë Demokracia.

Publikimi i kësaj videoje u mor nga përkrahësit e Kurtit sikur ai atje ishte në cilësinë e anëtarit të Zyrës së UÇK-së që drejtohej nga Adem Demaçi. Megjithatë, Bashota e thotë të kundërtën. Ai thotë së Kurti në këtë vizitë ishte në cilësinë e përkthyesit bashkë me Florina Krasniqin.

“Në këtë takim ishim unë, baci Jakup dhe Ramë Buja, së bashku me ambasadorin amerikan Lari Rosin si dhe shefin e KDOM-it amerikan Shaun Byrnes si dhe përkthyesit Albin Kurti e Florina Krasniqi. Falë këtyre takimeve arritëm deri tek takimi historik i Rambouillet”, ka shkruar Bashota. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/281279065389556/posts/2050175768499868/?

Leave a Reply

Your email address will not be published.