Krasniqi: Urime Dita e Çlirimit, Prishtinë!

23 vjet më parë, për Prishtinën nisi epoka e re e lirisë. Dita e Çlirimit të Kryeqytetit, është dita kur përfundmishit iu dha edhe goditja e fundit një pushteti kriminal serb, që për dekada kishte shkaktuar dhunë vuajtje e dhimbje mbi popullin tone, shkruan kryetari I PDK-së, z. Memli Krasniqi, në Facebook.

“Nga besëlidhja e Prizrenit për bashkim e qëndresë, me 10 qershor 1878, te lufta heroike e UÇK-së, e deri te Dita e Çlirimit të Prishtinës, më 11 qershor 1999, u bënë  saktësisht 144 vjet sakrificë, guxim e ëndrra për liri.

Kjo, më shumë se gjithçka, tregon se liria dhe pavarësia e jonë nuk janë të rastësishme, por rezultat shekullor i përpjekjeve dhe luftës së pandalshme. Rezultat i një ideali të pastërt e të palëkundshëm.

Tani, është koha e jonë që të bëjmë më të mirën me këtë liri. Të mos e marrim të mirëqenë, por të punojmë shumë, si shoqëri e shtet, që të avancojmë demokracinë, zhvillimin e integrimin.

Lavdi heronjve dhe martirëve që ndër gjenerata ranë për këtë tokë e këtë shtet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.