Shkurte Fejza, promovoi këngën e saj më të re, “Komandant Naimi”

Këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza, promovoi këngën e saj më të re në skenen e festivalit folklorik “I këndojmë lirisë” në Klinë.

Në mbrëmjen finale të festivalit folklorik “I këndojmë lirisë” në Klinë, me datë 8 qershor 2022, këngëtarja e njohur Shkurte Fejza promovoi këngën më të re të saj kushtuar heroit të Kosovës, Muhamet Haxha – komandant “Naimi”.

Kënga e titulluar, Komandant Naimi, me tekst nga Faruk Tasholli, muzika: Shkurte Fejza, e realizuar në studio Meti & Dritoni dhe producent Hajrush Behluli I kushtohet Muhamet Haxhajt nga Gllareva e Klinës, i cili ra dëshmor me 3 korrik të vitit 1998, tek kulla e Dollcit./Dukagjini.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.