Troja dhe Shehu takohen në Junik, diskutojnë bashkëpunimin komunal me Austrinë

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu gjatë ditës së shtunë ka zhvilluar një takim me Kordinatorin në Institutin Austriak (MPJ) dhe Kordinatorin për Integrim në Fondin Austriak për Integrim Bahri Troja, raporton Demokracia.com.

Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Junikut dhe Austrisë.

“Z. Troja u shpreh i kënaqur me potencialin e madh turistik, kulturor dhe ekonomik që posedon Komuna e Junikut. Njëkohësisht, ai konfirmoi gatishmërinë e tij për të kontribuar në promovimin e të rejave dhe të rinjëve të Junikut në kuadër të fushave me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Austrisë siç është arsimi, turizmi, zhvillimi ekonomik dhe punësimi i të rinjëve”, ka shkruar Shehu.

Më poshtë keni postimin e plotë:

https://www.facebook.com/ruzhdi.shehu/posts/5448191958553606

Leave a Reply

Your email address will not be published.