Gjakovë: Burri i infermieres kanos pacientin e shtrirë në spital

Burri i një infermiere ka kanosur dje një pacient, i cili ishte i shtrirë në Spitalin e Gjakovës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se pacienti ka pasur një mosmarrëveshje me infermieren dhe më pas ai është kanosur nga burri i saj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 11.06.2022 – 09:00. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka kanosur një pacient i cili ishte i shtrirë në spital, vlen të ceket se pacienti kishte një mosmarrëveshje me një infermiere dhe i dyshuari burri i saj ka kanosur viktimën”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, informon REPORTERI.

Leave a Reply

Your email address will not be published.