Ministri Murati: Akciza nuk hiqet

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, sot në një postim në Facebook ka thënë se akciza për naftën nuk do të hiqet.

Murati tha se asnjë veprim i Qeverisë Kurti nuk ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës. Sipas tij, rritja e çmimit vjen si pasojë e rritjes së çmimit të furnizimit nga importi.

Ai theksoi se partitë opozitare siq i quan ai me shkurtesën “PLAN” i dinë të gjitha faktet por që problemi i tyre qëndron diku tjetër.

“Nuk është hera e parë që në emër të dhembshurisë për qytetarët, partitë e gardës së vjetër me para të buxhetit tentojnë t’u bëjnë favore bizneseve të caktuara.” – shtoi ai.

Ai shtoi se thirrjet për ulje të TVSH-së apo akcizës nuk i shërbejnë interesit qytetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.