Në shtëpinë e Heroit, Muhamet Haxha-Naimi, në Gllarevë të Klinës, vendoset pllakë përkujtimore

OVL e UÇK-së Dega në Klinë, sot bëri zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë-bazë të veprimtarisë ilegale para dhe gjatë luftës Çlirimtare. Në hapësirat e kësaj shtëpie ishte i vendosur edhe shtabi i njësitit të UÇK-së “Graniti”, komandant i të cilit njësit ishte Agim Pantina, ndërsa zëvendëskomandat, deshmori i kombit, heroi Muhamet Haxha- Naimi.

Në ceremoninë e vendosjes së kësaj pllake morrën pjesë përveç krerëve të Degës së OVL të UÇK-së në Klinë edhe shumë akterë të luftës, ndërsa fjalime rasti mbajtën, ish komandanti i njësitit “Graniti”, Agim Pantina, Naser Morina-Bardheci dhe Zeqir Morina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.