Arllat: Nxjerr armën teksa sillet me BMW, kërcënon një shofer

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës kap në flagrancë persona që mbajnë armë të ftohta e ato të zjarrit, dukuri kjo e cila po cenon sigurinë e qytetarëve të vendit dhe shkakton rrezik për ta. Në shumicën e rasteve të dyshuarit janë të rinj, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i kërcënimit me armë të zjarrit ka ndodhur mbrëmë në fshatin Arllat të Drenasit, saktësisht në kyçje të autostradës Prizren – Prishtinë, ku një 40-vjeçar derisa po lëvizte me veturën e tij të tipit BMW, ka nxjerrë armën e tij dhe ka kërcënuar shoferin i cili po lëvizte me veturë në mënyrë paralele me të.

Pas denoncimit të rastit në Policinë e Kosovës, njësitë policore kanë marrë veprimet e menjëhershme, me ç’rast është shoqëruar në stacion i dyshuari. Po ashtu atij i është konfiskuar arma e zjarrit.

Me vendim të prokurorit, 40-vjeçari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.