“Është mbulu vendi me gjak”/ Rrahet një i ri në qendër të Pejës

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Pejës, ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se katër persona kanë goditur brutalisht me shqelma, grushte e madje edhe me boks të hekurit, është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen se atje tashmë kanë arritur njësitet policore dhe ekipi mjekësor bashkë me autoambulancën.

Sipas sinjalizuesve, vendi përreth është mbuluar me gjak. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.