Spanjë: Nëna shqiptare vret djalin e saj dy vjeçar

Një 32-vjeçare shqiptare ka vrarë fëmijën e saj dy vjeçar, ndërsa ka ushtruar dhunë dhe mbi binjakun e tij.

Sipas mediave spanjolle ditën e shtunë shqiptarja ka telefonuar policinë duke thënë se në banesën e saj ndodhej pajetë djali i vogël, pasi kishte pësuar një goditje të rëndë pasi ishte rrëzuar.

Menjëherë në banesën e saj në komunën e Bigastros ka mbërritur ambulanca dhe ka marrë trupin e dy vjeçarit, por pas autopsisë u vu re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.