Goditi këmbësorin me veturë dhe nuk i dha ndihmë

Në Prizren me 13 qershor në rrugën “Brigada 128 “, përballë “My Market” vozitësi ishte duke drejtuar veturën e tipit “VW Pasat” me targa të panjohura. Duke lëvizur mbrapa, i dyshuari me pjesën e pasme të veturës e godet këmbësorin i cili ishte duke qëndruar para marketit e duke e rregulluar mallin, pasi që i njëjti është menaxher në këtë market.

“Pas goditjes vozitësi është ndal ka biseduar me te lënduarin dhe pastaj i lënduari dhe vozitësi kanë vazhduar ne rrugët e tyre, ndërsa këmbësori i lënduar ne ora 17:20 minuta ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pas tretmanit mjekësor ishte liruar ne shtëpi”, njofton policia, transmeton Express.

Ndërsa, sot zyrtari profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, “e hetoi rastin dhe duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të dyshimtin LH., i lindur në vitin 1999, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime të lehta trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

“Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroi që rasti shkon në procedurë te rregullt dhe dërgohet në Gjykatën për Kundërvajtje”, përfundon njoftimi. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.