Policia e ka arrestuar sot një 38-vjeçar me inicialet R.K, në fshatin Vraniq të Suharekës, pasi i njëjti e ka ekspozuar armën e zjarrit. Hetuesit policorë, pas ekzaminimit të telefonit të dyshuarit, kanë gjetur videon ku ai shihet duke e ekspozuar një AK-47, shkruan Express.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se në cilësinë e provave, kanë sekuestruar: një AK-47 dhe një karikator me 13 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Ndaj 38-vjeçarit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorim i armës”. /GazetaExpress/
Leave a Reply