Gruaja i hyn dajak burrit në Malishevë, ai kërkon ndihmë nga Policia

Përditë e më shumë po shtohet numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë. Ani pse zakonisht viktima janë gratë, ka edhe raste kur burrat raportojnë dhunën që përjetojnë nga bashkëshortet e tyre.

Burimet e Sinjali bëjnë të ditur se një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Llapqevë të komunës së Malishevës.

Sinjali mëson se gjithçka ka nododhur në shtëpinë e çiftit, ku pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku gruaja më pas e kishte goditur me shuplaka bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Burri ka kërkuar ndihmë nga Policia, të cilët menjëherë kanë shoqëruar të dyshuarën në stacion policor për intervistim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.