Në javën tjetër del nga Shtëpia Botuese Armagedoni.
Libri i politologut Fatmir Lekaj, Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës drejt zgjidhjes, para dhe pas shembjes së murit të Berlinit, nuk mund të vinte në një kohë më të mirë. Në këtë libër autori paraqet dije, argumente dhe fakte për një proces të gjatë të një lëvizjeje çlirimtare. Gjithashtu, libri i ka të gjitha predispozitat që të ushtrojë ndikim tek opinioni publik vendor dhe i huaj. Ai na rrëfen dhe na mundëson të na ndihmojë të kuptojmë se si arritëm këtu ku jemi dhe si bashkërisht mund të vazhdojmë drejt një të ardhmeje më të mirë, informon Shtëpia Botuese “Armagedoni“.
Leave a Reply