18 qershori është dita kur filluam të marrim frymë në ajrin jetëdhënës të lirisë.
Edhe në këtë përvjetor, si gjithë të tjerët të shënuar më parë, përkujtojmë dhe falënderojmë të gjitha ata që dhanë jetën, sakrifikuan, kontribuan në periudha të ndryshme kohore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kjo ditë na i kujton dëshmorët e kombit, martirët dhe viktimat e luftës. Sot, kujtojmë edhe të pagjeturit, të cilët edhe pas kaq shumë vitesh u mungojnë familjeve dhe Komunës së Klinës. Kujtojmë luftën heroike të UÇK-së, në krye me Komandantin legjendar Adem Jashari, po edhe intervenimin 78-ditësh të Aleancës Veri-atlantike, që së bashku detyruan okupatorin serb të tërhiqet përgjithmonë nga Kosova.
sot, në 23-vjetorin e Çlirimit të Klinës, dukagjini.info jua uron çdo qytetari të Klinës, Gëzuar Ditën e Çlirimit! Zoti ju bekoftë dhe Zoti e bekoftë Kosovën!
Lavdi luftës së UÇK-së!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri!
Leave a Reply