Dyshohet se ngacmoi seksualisht dhe fizikisht një të mitur në Pejë, arrestohet

Pejë – Policia e Kosovës njofton se një i mitur është arrestuar nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht dhe sulmuar fizikisht një femër të mitur.

Rasti ka ndodhur të premten në Pejë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /BetimipërDrejtësi

Leave a Reply

Your email address will not be published.