Një 11-vjeçare vdes si pasojë e zjarrit në një banesë në Gjakovë

Në orët e para të së hënës, në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, ku si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën një vajzë 11-vjeçare, e cila ishte e palëvizshme.

Personat që u shpëtuan ishin babai i viktimës bashkë me fëmijën tjetër, të cilët u evakuuan menjëherë, por si pasojë e zjarrit të madh për fat të keq, Zjarrfikësit nuk arritën ta shpëtonin edhe vajzën.

Sipas informatave të para, babai ishte duke fjetur me fëmijët në një dhomë, në momentin që banesën e kaploi flaka.

Njësitet përkatëse dolën në vendin e ngjarjes, ku pas shuarjes se zjarrit u gjetur trupi i karbonizuar i viktimës, ku ekipi mjekësor e konstatoi vdekjen. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.