Veteranët me ultimatum: I japim kohë Qeverisë e Kuvendit deri në lexim të dytë të ligjit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UCK-së Faton Klinaku, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur sërish për kërkesën e veteranëve për tu përfshirë në Ligjin për Pagën Minimale.

Klinaku ka sqaruar se nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me të parin e ekzekutivit, por që sipas tij veteranët do të presin, raporton Gazeta Sinjali.

“Pas diskriminimit që ka ndodh me pagën minimale, ashtu sic nuk e kemi pranu okupimin nuk pranojmë as diskriminim e as politizim të veteranëve 23 vjet pas luftës”, tha Klinaku.

Ai tha se kryeministri Kurti ka premtuar një propozim për veteranët.

“Në takim me kryeministrin Kurti, nuk kemi gjetë gjuhë të përbashkët, ai vazhdon të insistoj në qëndrimet e tij diskriminuese me tendencë politizuese ndaj veteranëve dhe nuk plotësoi kërkesën tonë që është minimale. Kryeministri ka premtu që do të dal me një propozim për të zgjidhur këtë cështje dhe ne i kemi dhënë kohë Qeverisë dhe Kuvendit”, shoti ai.

“Ne ju japim kohë që deri në lexim të dytë ta rregullojnë këtë problem, e nëse deri atëherë nuk rregullohet ne nga sot lajmërojmë protestë në ditën që Kuvendi do ta shqyrtojë në lexim të dytë projektligjin për Pagën Minimale”, theksoi Klinaku. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.