Komuna e Klinës shpërblehet me tre kamion të grumbullimit të mbeturinave

Kryetari i Komunës Zenun Elezaj ka falënderuar GIZ-in gjerman dhe Bankën Gjermane për këtë donacion shumë të rëndësishëm.

Kryetari Elezaj, me bashkëpunëtoret e tij dhe stafin e KRM “Ambienti” ishte i pranishëm në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni në vlerë prej 630 mijë euro. Ai në ceremoninë e pranimit tha se këtë donacion, Komuna e Klinës e ka përfituar si rezultat i punës së mirë në shërbim të qytetarëve dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike. Ai ka falenderuar po ashtu bashkëpunëtorët e komunës, menaxhmentin e KRM “Ambienti” për bashkëpunimin dhe punëtorët e vyeshëm të kësaj kompanie.

Tre kamionet e dhuruar nga Qeveria dhe populli gjerman do të jenë në shërbim të KRM “Ambienti” në Klinë për të siguruar një ambient edhe më të pastër për qytetarët e komunës tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.