Personi që u gjet i mbytur në lumin e Klinës dyshohet se është i moshuari që u zhduk që nga muaji dhjetor 2021

Dje është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur, ku një person është gjetur pa shenja jete në lumin “Klina”. Sipas Policisë, trupi i pajetë u has nga një peshkatar i cili kishte dalë për peshkim në atë zonë.

Burimet e Dukagjni.info bëjnë të ditur që personi që u gjet pa shenja jete është Kadri Sefer Gashi nga fshati Sferkë e komunës së Klinës. Ai ishte shpallur i zhdukur që nga 15 dhjetori i vitit të kaluar dhe sipas familjarëve vuante nga sëmundja e harresës (Alzheimerit).

Mesohet se personi që u gjet i vdekur sot, ka ndërruar jetë kohë më parë, për shkak se trupi i pajetë është gjetur në gjendje të dekompozuar dhe si pasojë e kësaj është vështirësuar identifikimi i të ndjerit nga familjarët.

Familjarët po dyshojnë se i ndjeri mund të jetë 69-vjeçari që po e kërkojnë tash e sa muaj, pasi që e kanë identifikuar në bazë të rripit të pantallonave.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të bëhet i ditur identiteti i tij përmes ADN-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.