Aksident në Suharekë, vetura godet motoçiklistin

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Brigada 123” Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit kanë bërë të ditur se si pasojë e aksident shoferi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve, ku si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit, vetura ka goditur motoçiklistin.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.