Nesër protestojnë serbët, të pakënaqur me marrëveshjen për ta paguar rrymën

Iniciativa Qytetare “Mbijetesa e serbëve”, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë, organizon protestë me sloganin “Kush e fiket dritën në veri”.

 Protesta është paralajmëruar për nesër (24.06.2022), te monumenti i Princit Llazar, me fillim nga ora 19.00.

Njëkohësisht, “Mbijetesa e serbëve” u bën thirrje “të gjithë qytetarëve të mendimit të lirë të bashkohen në protestën kundër padrejtësive, vendimeve të fshehta dhe jotransparencës që u kanë shkaktuar dëme të pamata qytetarëve në veri të Kosovës”.

Pas paralajmërimit të protestës, lideri i iniciativës, Aleksandar Arsenijeviq, sot ka vendosur të vizitojë Mitrovicën e Veriut. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.