40 thika e 7 armë zjarri u gjenden nxënësve në Ferizaj

Policia ka njoftuar se në dhe pranë shkollave të Ferizajt janë gjetur dhe konfiskuar pesë armë zjarri, 40 thika – kryesisht në shkollave të mesme, dy armë të gjata gjysmë automatike, një sasi e municionit, 10 boksa metali, një elektro shok, katër shufra metali, si dhe 6 mulli për bluarje të marihuanës, vetëm gjatë pesë muajve të fundit.

Të gjitha këto mjete u gjendën nga një aksion i policisë, i nisur që në fillim të muajit shkurt, i koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.

“Në kuadër të këtij plani, pas  disa kontrolleve të  zhvilluara nga hetues rajonal me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera , kanë  ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave,  dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit. Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale ,shtëpi dhe objekte përcjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar “, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici 40 persona, me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe 20  persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë, dhe ndaj tyre janë iniciuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt. /KlanKosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published.