4 vite nga sherri i bujshëm, si janë raportet mes Fifit dhe Mentor Hazirit?

Kanë kaluar 4 vite që nga përplasja e Fifit me Mentor Hazirin dhe gjërat mes tyre vijojnë të jenë po njësoj.

Këngëtari i njohur ka treguar sot i ftuar në “E diell” se ende nuk ka asnjë kontakt me Fifin duke e konsideruar si të parëndësishme arsyen e zënkës së tyre.

I pyetur për detajet, Mentori tha se nuk ia vlen të flitet më për atë çështje.

“Nuk kam komunikim apo kontakte. Nuk ka qenë asgjë e rëndësishme. Ishte thjesht një votim te “Kënga Magjike” dhe nuk ia vlen të flasim për atë gjë”.- tha shkurt ai duke mos u ndalur më shumë te hesapet e vjetra.

Në muajin mars të vitit 2018, Mentor Haziri mori vëmendjen e mediave për shkak të komentit të tij për performancën e Fifit dhe Mc Kreshës në “Këngën Magjike”. “Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, -u shpreh ai asokohe.

Haziri e votoi me vetëm 4 pikë këngën e famshme të dyshes ndërsa thumbat virtualë mes tyre vazhduan e debati shkaktoi bujë në media./Paparaci/

Leave a Reply

Your email address will not be published.