Rrahje në mes të rrugës në Gjakovë

Mbrëmë rreth orës 18:55, në rrugën “Washington”, në Gjakovë nga qytetarët është vërejtur një përleshje në mes të disa personave, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se njëri nga qytetarët ka telefonuar Policinë, të cilët me të marr informatën, i janë përgjigjur rastit, ku viktimës fillimisht i kanë ofruar ndihmën mjekësore dhe pas pranimit të trajtimit mjekësor është intervistuar nga policia.

Sinjali mëson se viktima në mes tjerash ka deklaruar se përderisa ishte në lëvizje është ndaluar nga personi i dyshuar me disa persona të tjerë dhe kanë filluar ta godasin me grushte në fytyrë e trup, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas intervistimit të viktimës dhe përshkrimit të ngjarjes dhe të dyshuarit, është arritur që të identifikohet 16 vjeçari, i dyshuari për rrahjen, i cili me urdhër të Prokurorit dhe në prezencë të prindit është ndaluar për 24 orë si dhe rasti është hapur “Lëndim i lehtë trupor”./GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.