Shaqir Totaj e denoncon në polici Zafir Berishën, këto janë detajet

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka denoncuar ish-deputetin Zafir Berishën në Polici.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka thënë se viktima ka deklaruar në Polici që përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari, Z.B.,për tri ditë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari.

“Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti “Kanosje”. Rasti është duke u hetuar  nga njësiti Hetimeve rajonale në Prizren”, tha Gashi për Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published.