Atentat me tritol në Shkodër, kush ishte shënjestra?

Një pako e dyshimtë u raportua sot në Shkodër, me c’rast Policia shqiptare intervenoi menjëherë.

Pakoja u gjet rreth orës 16:00 në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi”.

Pakoja u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA dhe brenda rezultoi se kishte lëndë plasëse, raportojnë mediat shqiptare.

Lënda plasëse ishte vendosur poshtë mjetit të drejtoreshës së operatorit të kujdesit shëndetësor, Suida Kuka.

Kush është Suida Kuka?

Suida Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.

Ndërsa më herët Suida Kuka për më shumë se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.