Arrestohen edhe 11 të dyshuar për keqpërdorime me subvencione

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe 11 persona të dyshuar për keqpërdorime në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë.

Në njoftimin e Policisë është thënë se 3 nga të arrestuarit janë zyrtarë dhe 8 të tjerë të dyshuar janë përfitues subvencionesh, të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sipas njoftimit, të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar, marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit, mashtrimi me subvencione, falsifikimi i dokumenteve zyrtare dhe pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare.Tutjë është thënë se të dyshuarit janë nga Komunat Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj.

PK njofton se pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të 11 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.Arrestime të tilla kanë ndodhur edhe me herët. 21 person ishin arrestuar aferën tashmë të njohur si “Subvencionet 2021”.

Përpilimi i raporteve të rreme të kontrollit, shtimi i numrit të bagëtive dhe shtimi i numrit të bletëve kanë qenë disa nga metodat të cilat dyshohet se janë përdorur nga Inspektoret e AZHB-së për të marrë ryshfet.

Dosja voluminoze e Prokurorisë të cilën e kishte siguruar KALLXO.com, tregonte për dyshimet se si inspektorët e ministrisë kishin përpiluar raporte të rreme kontrolli të cilat në të vërtetë nuk ekzistonin. /Kallxo.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.