Dënohet ish-shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës

Edhe në rigjykim, gjykata i ka gjetur fajtor ish-shefin e kabinetit të kryetarit të Pejës, Durim Sheremeti dhe tre zyrtarëve të tjerë komunalë, Gëzim Shala, Gëzim Lajqi dhe Ruzhdi Zhara të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatë të Gjykatës së Pejës.Sheremetin, gjykata e ka dënuar me dënim me burg prej 6 muajve të cilin dënim me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumë prej 7 mijë euro.

Sheremetit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbim publik në kohëzgjatje prej 2 vjetëve.3 të pandehurve tjerë Gëzim Shala, Gëzim Lajqi dhe Ruzhdi Zhara, secilit veç e veç, gjykata iu ka shqiptuar dënim me kusht ashtu që iu është përcaktuar dënimin me burg në kohëzgjatje prej 6 muajve, e të cilin dënim nuk do ta vuajnë nëse në afat prej 1 viti nuk kryejnë vepër te re penale.

Ndërsa i akuzuari Ilir Kelmendi është liruar nga akuza për vepër penale të mashtrimit. /Kallxo.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.