Një takim i rëndësishëm, me dyer të mbyllura e i paparalajmëruar për media u mbajt të enjten në katin e tretë të objektit të Kuvendit të Kosovës.
Brenda sallës c301, me dyer të mbyllura, diskutuan kryeministri, Albin Kurti dhe i pari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi me ekipet e tyre.
Tema e takimit ishte Vettingu në drejtësi. Atë shefi i qeverisë synon ta trajtojë me krejt partitë parlamentare.
Biseda parashihej të zhvillohej në qeveri, por kjo nuk u pranua nga PDK, njofton Klan Kosova.
Si për vendin e takimit, palët, qëndrimet e ndryshme i kanë edhe për procesin rreth të cilit folën.
Për këtë çështje, kreu i ekzekutivit do të presë zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në takimin ku Klani merr vesh se s’do të jetë edhe kryetari, Ramush Haradinaj.
Ftesën e Kurtit e ka refuzuar Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila qëndrimet e saj do t’i paraqesë në Kuvend. /KlanKosova.tv/
Leave a Reply