Shpërthim me tritol në një servis makinash në Lezhë

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në Ishull Shëngjin, në Lezhë.

Siç raporton gazetari Gjergji Figuri se shpërthimi ka ndodhur në një servis makinash, në pronësi të Toli Mhilli.

Për pasojë mësohet se ka pasur dëme materiale, xhama të thyer. Gjithashtu është dëmtuar një automjet që ishte i parkuar në oborrin e biznesit në fjalë. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.