Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin me autoambulancë në Gjakovë

Një aksident ka ndodhur dje në rruëgn “Pashko Vasa” në Gjakovë, ku një person derisa ka qenë duke e drejtuar veturën, ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar  disa persona të lënduar nga një vetaksident.

Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, përcjell Klankosova.tv.

Policia bën të ditur se i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar.

“Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë , me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /KlanKosova.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published.