E rrahu motrën, arrestohet mitrovicasi

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se e ka rrahur motrën e tij.

Sipas policisë, me kërkesë të viktimës, ajo është dërguar në strehimore, ndërkaq i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima pas intervistimit, me kërkesën e saj, është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti shkon në procedurë të rregullt. /KlanKosova.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published.