Klinë: Mërgimtarët ndalin veturën dhe nuk e mbyllin me çelës, hajnat ua marrin çantën me dokumente

Një rast i vjedhjes që dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë është denoncuar gjatë ditës së djeshme në Polici.

Sinjali mëson se hajnat kanë vjedhur një çantë me dokumente nga vetura e mërgimtarëve që e kishin lënë në atë pjese.

Burimet e Sinjalit thonë se hajnat këtë herë e kishin më të lehtë ta kryenin vjedhjen pasi veturën ku kryen vjedhjen e gjetën të hapur, nuk ishte e mbyllur me çelës.

Vetura ku morën çantën me pasaportat e çiftit ishte e ndalur afër një rruge, kur të dyshuarit shfrytëzuan mundësinë që të ‘kapin’ diçka.

Posa burri dhe gruaja u kthyen te vetura, e kuptuan që ishin cak i hajnave dhe e zbuluan se u mungonon dy pasaporta, njëra austriake e tjetra e Kosovës.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, teksa me urdhër të Prokurorit është iniciuar rast. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.