E zë rryma, ndërron jetë 11-vjeçarja

Një e mitur ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia sqaron se të shtunën është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë, raportojnë mediat shqiptare.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.