Ganimete Musliu nga traktori fton Kurtin: Doku edhe nëpër katune të Skenderajt

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë gjatë ditës kanë qëndruar në fshatin Sopi të Suharekës, atje ku kanë filluar kombajnat të korrurat e grurit.

Por, vizita e Kurtit në Sopi dhe fotografitë që u shpërndanë hipur në kombanjë bashkë me ministrin Peci, nuk kaluan pa kundërpërgjigjje nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu ftoi kryeministrin Kurti, që pasi t’i mbaron punët me kombajna, të shkojë në Skenderaj, meqenëse sipas saj – fshatrat kanë mbetur pa ujë duke e larguar projektin e ujit nga buxheti i vitit 2022.

“Albin kur te mbarosh pune me kombanja doku edhe nëpër katune të Skenderajt qe i ke lanė pa uje duke e largu projektin e ujit nga buxheti për vitin 2022.Keta qytetar nuk e meritojne të ndeshkohen politikisht”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.