Plagosja e policëve në Skenderaj – Reagon Sindikata: Për të dyshuarit të veprohet sipas ligjit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas konfliktit të një nate më parë në Skenderaj, ku mbetën të plagosur dy pjesëtar të Policisë.

Kjo sindikatë ka kërkuar nga organet e drejtësisë që për të dyshuarit të veprohet sipas ligjit, dhe se janë duke përcjellë situatën dhe do të reagojnë sipas informatave që do t’i sigurojnë.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj, me ç’rast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri, kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit. Jemi duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konform informatave që do t’i sigurojmë”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndërkohë në këtë konflikt dyshohet se është Nuredin Lushtaku bashkë me dy vëllezërit dhe djalin e tij. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.