Aksidentohet autobusi, të paktën 6 të vdekur

Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën ndërsa 25 të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi në Kirklareli në veriperëndim të Turqisë.

Autobusi i udhëtarëve i kompanisë “Nilufer Turizm” u përmbys dhe ra në humnerë sot në mëngjes në dalje të Kirklareli, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipe të shumta të ambulancës dhe policisë.

Guvernatori i provincës turke, Birol Ekici, tha se autobusi po udhëtonte nga Edirne në Bodrum, i cili u aksidentua në qarkun Luleburgaz.

Ai tha se në aksident humbën jetën të paktën 6 persona, mes tyre një fëmijë, ndërsa 25 të plagosurit u dërguan në spitale. /KlanKosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published.